Një konflikt çasti mes dy të rinjve në Durrës, ka agravuar deri në përdorimin e dhunës fizike nga ana e secilit prej tyre.
Shtetasit Xh.P dhe Sh.K, 35 e 33 vjeç, të dy banues në Durrës, fillimisht janë konfliktuar e janë kanosur me fjalë.
Por gjuha e ashpër verbale nuk u ka mjaftuar dy të rinjve, të cilët më pas janë goditur me grushte me njëri-tjetrin, bën të ditur policia.
Rasti është regjistruar ditën e shtunë, më 1 tetor, në lagjen nr. 11 të qytetit.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





