Një i moshuar në Vlorë ka tentuar t’i japë fund jetës duke e qëlluar veten me çifte. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “29 Nëntori”, ku 70-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur në banesën e tij ku 70-vjeçari me inicialet R. D., ka qëlluar veten në trup me armë gjahu të llojit çifte.

Ai është dërguar në spitalin rajonal, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. I plagosuri jeton me bashkëshorten e tij, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë vetëm në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.