Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Land”.
U arrestuan shtetasit Artur Kapllani, 41 vjeç, banues në lagjen “Bylis” Ballsh dhe Luftar Xhafa, 42 vjeç, banues në Kuman, Roskovec.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fshatin Kalenjë të Mallakstrës, në vendin e quajtur “Fushë”, ata u kapën duke shkarkuar 25.5 kg kanabis sativa nga mjeti tip Opel Astra me targa AA 158 BG.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me dy aparate telefoni.





