Dy hajdutë kanë hyrë në banesën e një të moshuari në lagjen 18 të qytetit të Durrësit, për të vjedhur çfarë t’u dilte përpara.
Sipas Policisë, dyshohet se ata kanë vjedhur materiale e sende të ndryshme në shtëpinë e shtetasit Gj.S., 75 vjeç.
Autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje janë shtetasit H.B. dhe M.B., 31 e 19 vjeç, të dy banues në Durrës, të cilët janë shpallur në kërkim nga uniformat blu.
Vjedhja është regjistruar më datë 29 shtator, ndërsa policia bën me dije se në cilësinë e provës materiale është gjetur një lavatriçe, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ka nisur puna për kapjen e dy autorëve të dyshuar.





