Kim Kardashian është grabitur në dhomën e saj të hotelit në Paris, teksa është kërcënuar me armë nga dy grabitës të maskuar si policë.

“CNN” raporton se dyshohet të jenë grabitur bizhuteri me vlerën e miliona dollarëve gjatë qëndrimit të saj në “Ritz Hotel”.

“Kim u mbajt e kërcënuar me armë brenda dhomës së saj të hotelit në Paris këtë mbrëmje nga dy burra të maskuar të veshur si policë. Ajo është tronditur shumë, por nuk është dëmtuar fizikisht”, është shprehur zëdhënësja e 35-vjeçares, Ina Treciokas.

Ndërkohë bashkëshorti i saj, Kanye West, u informua gjatë një koncerti në Festivalin Meadoës, dhe u largua menjëherë nga shfaqja duke thënë: “Më vjen keq. Kam një emergjencë familjarë. Më duhet ta ndaloj shfaqjen”.

Ylli i showbizz-it ndodhet prej disa ditësh në Paris me motrat dhe nënën e saj Kris Jenner për javën e modës që po mbahet në kryeqytetin francez.