Pas zhgënjimit sot në pistën e Sepang, ku u detyrua të tërhiqej nga gara teksa ishte duke e kryesuar atë dhe po shënjestronte fitoren, piloti britanik Lewis Hamilton ka ngritur për herë të parë zërin kundër skuadrës së tij, Mercedes. Hamilton nis të dyshojë se ndaj tij po bëhet një komplot, pasi një fundjavë e përkryer u prish pikërisht në momentin më të bukur, atëherë kur nuk pritej. Motori i makinës Mercedes merr flakë 15 xhiro nga fundi dhe Hamilton largohet nga njëvendëshja e tij, duke vënë duart në kokë. “Në këto momente ndiej një dhimbje të madhe në shpirt. Punuam shumë këtë fundjavë, bëmë më të mirën e mundshme për të fituar, por motori na la në baltë”, tha Hamilton pas garës, kampioni i botës në fuqi në Formula 1. Piloti britanik e mbylli garën pa asnjë pikë dhe tashmë ai ka 23 pikë diferencë ndaj shokut të skuadrës Nico Rosberg, që u rendit i treti, pas dy makinave Red Bull (fitoi Ricciardo, që la pas Verstappen). Por kjo që ndodhi në Sepang, ka lënë një shije të keqe te Hamilton, që ka hedhur disa hije dyshimi. “Në pistë janë 8 pilotë që përdorin një motor Mercedes, por vetëm njëri prej tyre shpërthen, i imi. Përse? Nuk pata asnjë paralajmërim, gjithçka po shkonte mirë. Këtu ka diçka që nuk shkon, pasi ndodh gjithnjë me mua. Dikush dëshiron që unë të mos fitoj, por unë nuk do të dorëzohem. Është e vështirë të mendosh pozitivisht për të ardhmen në këto momente, por do të punoj kokëulur, ashtu siç kam bërë gjithnjë”, tha Hamilton.
Hamilton akuza Mercedes: Nuk duan të fitoj titullin!
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kanye West vjen së shpejti në Tiranë, ja kur do mbahet koncerti
Tentoi të dhunonte dhe kërcënoi me jetë një biznesmen, arrestohet autori i dyshuar. Si nisi konflikti
Teuta – Tirana, statistikat favorizojnë durrsakët





