Një rubrikën e përjavshme ‘Komunikim javor’, kryeministri Edi Rama në një video-mesazh për ligjin e mbetjeve ka bërë të ditur për publikun se qeveria është e angazhuar për një Shqipëri më të pastër.

Ndër të tjera kryeministri Edi Rama e krahasoi Partinë Demokratike me ‘gogolin’ që tremb fëmijët.

“Të dashur miq, e kthyer në një shkretëtirë idesh dhe mbetur rrugëve pa një lidership dhe pa kurrfarë programi, e katandisur në një grupim politik që e kalon çdo ditë duke shpifur dhe të frikësojë shqiptarët për drogën, ilaçet, maturën, plehrat, PD ka marrë përsipër të marr përsipër të bëjë rolin që ‘gogoli’ luan për fëmijët. Në botën e qytetëruar dallimi mes plehrave që digjen apo groposen dhe mbetjeve të konsumit të përditshëm që riciklohen për të mbrojtur mjedisin nga ndotja është një allim i qartë si nata me ditën. Këtë sakëllidi e kanë të qartë edhe shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptar. Madje kjo ishte e mira e madhe e debatit të këtyre ditëve e cila kapi kulme halucinate për shkak të orkestrimit politik-meditak përmes një alarmi fals. Ne nga ana jonë, me qartësi dhe mund të madh për të pastruar sektorin e energjisë nga hajdutëri dhe borxhet e fshehura dhe për të hapur rrugë drejt rritjes së qëndrueshme të ekonomisë, për të pastruar rrugët e të ardhmes së vendit tonë nga epidemia e ndërtimeve pa leje, ne jemi të vendosur.”, tha Rama.

Po ashtu, Rama pranoi se qeveria nuk kishte dhënë aq sa duhej informacione në lidhje me ligjin e ri që do të ndërmerrej për të informuar kështu publikun e gjerë.

“Legjislacioni i ri që Kuvendi miratoi javën e shkuar, sot për sot më e kufizuara listë në rajonin tonë dhe në Evropë po se po, është një hap i duhur për një Shqipëri më të pastër. Më duhet të pranoj se nuk kemi bërë aq sa duhet dhe me kohë të për njoftuar qytetarët mbi strategjinë e kësaj beteje të re e të madhe për ta bërë më të pastër Shqipërinë. E kam vënë re me keqardhje këto ditë se konkretisht ka mungesë informacioni midis dallimit mes plehrave dhe që duhen asgjësuar dhe mbetjeve të riciklueshme dhe ndjej përgjegjësi,jam dhe jemi të gatshëm të diskutoj sy më sy për përmbajtjen e çdo ambientalisit të keqkuptim por të sinqertë me shqetësimin e tij. Por nuk ka kthim pas dhe nuk ka hije dyshimi se legjislacioni ri hap një kapitull të ri. Importi i plehrave nga jashtë është i ndaluar pasi në ligjin e ri është e ndaluar ajo që ishte nga ligji i vjetër. Në Shqipëri ndalohet djegia dhe më qartë se kaq nuk ka. Së dyti; legjislacioni i ri shpëton industrinë e riciklimit nga falimentimi, saktësisht 3770 punonjës punojnë në këtë industri. Do ishte një falimentim edhe për mjedisin, pasi nëse këto fabrika mbylleshin, 20 mijë ton mbetje që mblidhen në vend, do të mbeteshin rrugëve tona dhe do rinonin situatën aspak të lehtë të fushave të plehrave pranë qyteteve. Jo vetëm që legjislacioni i ri është baza e një Shqipëri më të pastër, por nëse bllokimi importit që e bën me vetëdije në 2013 do vazhdonte të ishte total Shqipëria do të ndotej keqas nga falimentimi i këtij sektori. Legjislacioni i ri ndalon fabrikat e riciklimit ndalon që të importohet më shumë sesa kapaciteti teknologjik. Këto mbetje blihen në bursë, si kafja, gruri, kafja, sheqeri, që do të thotë se asnjë fabrikë nuk ka arsye në botë që të blejë më shumë sesa prodhon. Së katërti; Legjislacioni i ri përcakton vetëm deri në 3 pika doganore për importin e tyre. Se kush kujton se nga këto fabrika pretendon të bëhet mbulesë për të kaluar lëndë të rrezikshme, por të më fal por nuk di çfarë flet. Sot në pikat doganore ku do të lejohet importi i këtyre lëndëve janë vendosur skanera. Biznesi i mbetjeve të rrezikshme nuk bëhet përmes kanal;eve të kontrabandës, por përmes ligjeve dhe marrëveshjeve.”, tha ai.

Ai theksoi se ka dallim mes plehrave që digjen dhe atyre që riciklohen. Ndër të tjera kreu i qeverisë deklaroi se ka përpjekje politiko-mediatike për të frikësuar njerëzit. Kreu i Ekzekutivit përmendi edhe njëherë “politikën e kazanit dhe mediat që ushqehen nga ai kazan’, ndërsa shtoi se qytetarët nuk duhet të ndikohen nga këto përbaltje. Sipas tij, legjislacioni i ri i jep mundësi Shqipërisë që të pastrohet. Rama tha se fjala që është përdorur më shumë gjatë këtij debati ka qenë fjala ‘mafia’ ndërsa në vend të saj sipas tij duhet të ishte fjala ‘pastërti’.

“Së pesti; Të gjitha subjektet nuk importojnë dot nga jashtë, pa pasur autorizim nga autoritet shtetërore të vendeve ku importojnë. në këtë debat fjala ‘mafia’ u përdor më tepër se fjala ‘pastërti’. Për të gjithë ata që se dinë, mafia është armiku më i madh i riciklimit, pasi asaj i duhen më shumë plehra për të groposur. mafia e humbet këtë sasi bashkë me paratë që duhet të merrte për asgjësimin e saj, si plehra, bashkë me plehrat e tjera. Legjislacioni i ri është pjesë e asaj që jemi të vendosur, për ta bërë Shqipërinë më të pastër. Jemi të vendosur që ta nisim nga Tirana, ndarjen e mbetjeve në kazan, për ta vazhduar me bashkitë e tjera të mëdha. Suksesi i kësaj beteje varet nga gatishmëria e qytetarëve, duke respektuar rregullim e moshedhjes së plehrave në një vend, por të ndara. Sot riciklojmë vetëm 17 % të mbetjeve, nuk është keq kur të mendo se në 2014 Italia riciklonte vetëm 18 për qind. Ne duam të arrijmë 30 % në vitin 2020. Ndaj t’i lëmë në kazanin e tyre politikanët sharlatanë që duan të helmojnë mendjen shpirtin e njerëzve dhe sharlatanët e mediave që ushqehen në atë kazan dhe të vazhdojmë të pastrojmë Shqipërinë me dashuri dhe vendosmëri.”, përfundoi video-mesazhin e tij kryeministri Rama.