Edhe pse në moshë të thyer, tre pensionistë kanë arritur të ndalojnë një person të shpallur në kërkim, kur zbuluan se ai po përpiqej të vidhte bizhuteri nga shtëpia e një gruaje që kishte vdekur.
Peter Mueller, 70 vjeç,nga Gjermania po vizitonte banesën e vjehrrës në Derby të Anglisë kur mbeti i shokuar dhe pa një hajdutin në korridor së bashku me çantën ku kishte fshehur stolitë.
Video tregon se si Mueller me ndihmën e miqve të tij Adly dhe Sheila Gorrafa, përkatësisht 81 dhe 78 vjeç, shtrinë në tokë kriminelin, derisa fqinjët e tjerë thirrën policinë.
Hajduti, i identifikuar si Stephen Ëard, ishte dënuar me burg për 27 muaj, por ishte në kërkim nga policia prej 18 muajsh.
Treshja e pensionistëve është cilësuar nga miqtë e tyre si “tre muskëtierët”.





