Të hënën pritet të shpallen fituesit e fazës së dytë në Univeristetin e Durrësit, pas mbylljes së raundit të dytë të aplikimeve për kuotat bosh. Është mbyllur faza e dytë e aplikimeve për në universitet e maturantëve që nuk fituan dot në fazën e parë. 2250 maturantë dolën nga 32 shkollat e mesme publike e jo publike të Durrësit dhe nga shkollat profesionale. 90% e maturantëve kanë aplikuar për të vijuar arsimn e lartë, ndërsa një numër fare i vogël i tyre kanë këkruar ndihmën e Drejtorisë Arsimore pas problemeve që kanë patur me kartat e identitetit apo me regjistrimin online.  Gentian Qehajaj drejtor i Regjistrimit dhe Teknologjisë së Informacionit në Drejtorinë Arsimore deklaroi për "Durrës Lajm" se në këtë raund ishte Shansi i dytë dhe të gjitha shkollat e mesme në Durrës kanë qënë të hapura për aplikimin e maturantëve.

Në fazën e dytë në universitetin e Durrësit  janë  1626 kuota janë të lira për studentët e vitit të parë.

Përllogaritja e pikëve të maturantëve për herë të parë ka bërë që fitues në fazën e parë  të mos rezultojnë nxënësit me notë të lartë mesatare, por njëkohësisht, 60% e totalit të numrit të përgjithshëm të pranimeve  për vitin akademik 2016- 2017 të jenë të lira për fazën e dytë. 

K.H.