Aloe vera është një bimë që rritet në klimat tropikale dhe është përdorur për shekuj me rradhë nga mjekësia popullore për trajtimin e problemeve të shumta shëndetësore. Nga xheli, i cili ndodhet në gjethet e bimës mund të nxirret lëng aloe vera ose xhel aloe vera. Ju mund të përdorni xhelin dhe lëngun aloe vera për flokët dhe do të vini re efekte të mrekullueshme.
Gjithashtu mund të shtoni disa pika lëng aloe vera ose xhel në shampon tuaj. Aloe vera vepron si një kondicioner që hidraton flokët, i bën ata të butë dhe me shkëlqim si dhe mirëmban flokët kaçurrela.
Para së gjithash, kjo bimë përmban shumë vitamina dhe minerale, si dhe shumë enzima aktive. Në mesin e vitaminave që aloe vera përmban, janë vitaminat A, C, E, dhe B12, të cilat janë thelbësore për një lëkurë të shëndetshme. Vitamina A, C dhe E janë antioksidantë dhe ju ndihmojnë për të mbajtur larg radikalet e lira.
Aloe verën mund ta kombinoni me përbërësit e tjerë natyrorë, të tilla si lëng limoni, uthull, mjaltë ose vaj natyral për të bërë flokët tuaj të butë. Ju gjithashtu mund t’i përzieni ato me shampon, balsamin apo produkte të tjera të flokëve. /Gazeta Shëndeti/





