Rreth 250 kg drogë janë sekuestruar nga policia greke në kufirin greko-shqiptar. Policia e shtetit fqinj ndoqi një mjet që ishte furnizuar në kufirin e gjelbër për disa kilometra dhe më pas arriti ta ndalonte në fshatin Dhespotiko.
Pas kontrollit, në makinë u gjetën 104 pako me gjithsej 250 kg marijuanë. Lënda narkotike u sekuestrua nga efektivët, ndërsa dy shtetasit grekë, 37 dhe 61 vjeç,që ndodheshin në makinë u vunë në pranga.





