Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur lehtë në qytetin e Durrësit, pas një sherri për motive të dobëta.
Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Shtetit, shtetasi F.O., 33 vjeç, ka plagosur lehtë me mjete të forta shtetasin E.N, vjeç 27, banues në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 14, në Shkozet tri ditë më parë.
Ndaj autorit të ngjarjes, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





