Këto foto tregojnë jetën luksoze të një biznesmeni rus, i cili është arrestuar këtë javë pasi dyshohet për trafikim të organeve njerëzore.

32-vjeçari Boris Volfman, më herët është arrestuar në Turqi si i dyshuar për trafikimin e organeve të refugjatëve sirianë, duke ua dhënë klientëve të pasur.

“Daily Mail” shkruan se hera e fundit që u përball me drejtësinë është në Tiranë, Shqipëri. Ai akuzohet se është i përfshirë në bandë të trafikimit të organeve njerëzore për Atlantikut, nga Kosta Rika në Kosovë.

Ndërsa fotot në rrjetet sociale, tregojnë mënyrën e jetesës së tij së bashku me bashkëshorten nga Ukraina, Yuli Guralnik. Sipas “Daily Mail”, Volfman ka një shtëpi në Stamboll si dhe një bllok apartamentesh në Mesdhe.

Ai ka një faqe në internet, të lidhur me kompaninë e tij të quajtur “Në emër të Perëndisë”. 33-vjeçari shprehet se nuk ka thyer asnjë ligj dhe se ka mohuar se merret me trafikimin e organeve njerëzore.

Ndërsa këtë javë, emri i tij lidhet me një skandal tjetër të organeve, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Sipas “Daily Mail”, Volfam është i përfshirë në një operacion të paligjshëm të transplantimit në një klinikë private në Prishtinë.

Në lidhje me këtë ngjarje janë dënuar me 7-8 vjet burg pronarët e klinikës, pas një hetimi të nisur që në vitin 2013, ndërsa një anestezist është dënuar me 3 vjet.

Volfman ka dy kompani në Shqipëri dhe ka marrëdhënie financiare me një tjetër shoqëri, që ka si aktivitet mes të tjerash edhe trafikimin e organeve njerëzore.