Nëntë persona janë shoqëruar sot nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet se mund të kenë dijeni në lidhje me ngjarjen e mbrëmjes së djeshme, ku u ekzekutua shtetasi Erion Millo.
Sipas policisë, 37-vjeçari dyshohet se është vrarë me armë zjarri, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7.65 mm. Drejt të ndjerit u qëllua me thikë ndërkohë që ka pasur edhe të shtëna me armë, konfirmon policia.
Mbeten ende të paqarta rrethanat e vrasjes së 37-vjeçarit, që ishte pronar i një servisi makinash.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 78 dhe 278/3 të Kodit Penal.





