Tre adoleshentë nga Durrësi, akuzohen se kanë kryer veprime të turpshme me një adoleshent turk.
Sipas burimeve nga policia, turku 17-vjeçar me iniciale T.G., me banim të përkohshëm në lagjen Nr. 13 (Plazh), ka bërë denoncimin në polici ndaj dy bashkëmoshatarëve të tij dhe një tjetri të moshës 14 vjeç.
Sipas kallëzimit të tij, ngjarja ka ndodhur para dy muajsh, kur tre të akuzuarit kanë bërë vepra të turpshme me të.
Bëhet fjalë për shtetasit:
• M.K. 17 vjeç,
• Xh.A. 17 vjeç,
• A.N. 14 vjeç, të tre banues në Durrës, ndaj të cilëve filloi procedimi penal në gjendje të lirë.
Policia bën të ditur se për rastin në fjalë është njoftuar edhe Ambasada Turke në Tiranë.





