Dhjetë persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim në një lokal në qendër të Milanos. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, rreth orës 1:30, në një lokal në rrugën "Regina Giovanna".

Fatmirësisht nuk pati viktima në njerëz, por vetëm të lënduar dhe dëme materiale.

Mediat italiane raportojnë se në momentin e shpërthimit lokali ishte i mbyllur.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, nëse është një zjarrvënie e qëllimshme apo një mjet shpërthyes.