Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në një banesë në Kamëz. Sipas të dhënave nga policia, bëhet e ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:25 në rrugën “Athina” në banesën e shtetases D.S.
Si pasojë, nuk ka pasur dëme në njerëz por vetëm dëme të lehta materiale, dhe është deformuar pjesa e poshtme e portës së jashtme.
Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një sasi e vogël lënde plasëse.
Ndërkaq, po punohet për identifikimin e kapjen e autorit të ngjarjes.





