Kush e ka ndjekur mbrëmë emisionin e Ermal Mamaqit në tv Klan, “Xing me Ermalin”, do ketë mbajtur me dorë barkun nga të qeshurat thuajse gjatë gjithë puntatës, kur e ftuar ishte Bleona Qereti. Mbi të gjitha në pjesën e xhiruar te një qendër tregtare në Tiranë, ku Ermali tregonte plot humor se si duhet trajtuar një VIP në publik.
Por po të shihni një video të realizuar në një emision të ngjashëm në Amerikë, të realizuar 3 javë më parë, do të shihni thuajse të njëjtat skena.
Ideja e intervistës me Bleonën është një kopje në çdo detaj e emisionit të Ellen DeGeneres, të quajtur “The Ellen Show”, gjatë shfaqjes së saj me këngëtaren Britney Spears. Emisioni është publikuar më 7 shtator 2016.
Në videon më poshtë, do të shihni mjaft qartë idetë e kopjuara të Ermalit, që nga hyrja në qendër tregtare, te vajza që shet akullore, momenti kur bëjnë boks, gjërat që marrin e nuk paguajnë sepse janë VIP-a etj, etj. Për më tepër ndiqni videon e Ellen dhe Ermalit.
(Tek emisioni i Ermalit, ky klip fillon nga minuta 26 e 16 sekonda).





