Parlamenti bullgar votoi për ndalimin e burkas në vendet publike, lëvizje kjo që sipas mbështetësve do të shtojë sigurinë në vazhdën e sulmeve islamike në Europë, ndërsa “Amnesty International” e kritikoi ashpër.
Gratë që nuk do t’i binden rregullave të reja do të përballen me gjoba që shkojnë deri në 860 dollarë si dhe me pezullimin e asistencës sociale. Lëvizja etnike turke për të drejtat dhe liritë themelore refuzoi të merrte pjesë në votim. Vendimi për të mos lejuar mbulimin e fytyrës në vendet publike, sipas saj, do të nxisë intolerancën etnike dhe fetare.
Ligji kundër mbulimit të fytyrës, i kërkuar me ngulm nga koalicioni nacionalist Fronti Patriotik, i bën jehonë masave të ngjashme në vendet e Europës perëndimore si Franca, Holanda dhe Belgjikë. Të gjitha këto vende e kanë ndaluar nikabin që lejon të tregohen vetëm sytë ose burkën që e mbulon femrën nga koka në këmbë





