Detaje të tjera kanë dalë nga vrasja në Elbasan që ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:00. Viktima Erion Mihallari 37 vjeç, u godit me thikë disa herë në trup duke humbur jetën rrugës për në spital.

Mësohet se Erion Mihallari ishte duke zbritur nga automjeti i tij në afërsi të stacionit të trenit në Elbasan. Sapo ka dalë nga automjeti, është rrethuar nga disa persona që dyshohet se po e prisnin aty. Autorët e kanë qëlluar disa herë me thikë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa 37-vjeçari ka humbur jetën rrugës për spital.

Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje.