Ka ndërruar jetë shqiptari që pasditen e së premtes tentoi të djegë të gjallë në banesën e tyre bashkëshorten e tij 41-vjeçare.

Shqiptari moshës 52 vjeç mbylli sytë në spitalin Niguarda të qytetit të Milanos. Gjendja e tij shëndetësore ishte mjaft e rëndë për shkak se në 97 % të trupit kishte marrë djegie të shkallës së tretë.

kanë zbardhur se motivi i kësaj ngjarje të rëndë ka qenë kërkesa për divorc e bashkëshortes së tij 41 vjeçe. Viktima nuk e pranonte idenë e ndarjes nga e shoqja dhe gjatë muajit tetor pritej vendimi përfundimtar i gjykatës.

Çifti shqiptar jetonte në komunën e Gorgonzolas në provincën e Milanos e kishin 3 fëmijë të moshës.

Gjatë tentativës së vrasjes bashkëshortja ka mundur të shpëtojë duke u hedhur nga dritarja e katit të parë.