Një vrasje raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një person është qëlluar me thikë në afërsi të Stacionit të Trenit.
Viktima është identifikuar si shtetasi E.M. 37 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, kur 37-vjeçari është qëlluar me thikë. Ai është transportuar në Spital por ka humbur jetën rrugës.
Ndërkohë mbeten ende të paqarta shkaqet dhe rrethanat e krimit, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit, i cili u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.





