Presidenti Obama është i njohur për qetësinë e tij por ish-presidenti Bill Klinton e ka nervozuar teksa e ka detyruar të presë në shkallët e avionit.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk ka hezituar të nxisë Bill Clinton që të luajë këmbët e të shmangë vonesën.
Kjo situatë ka ndodhur në avionin presidencial "Air force One" teksa ishin gati për t'u nisur drejt SHBA-së pas funeralit të ish-presidentit izraelit, Shimon Perez.
Obama pasi është futur në avion është detyruar të dalë sërish jashtë dhe t'i thotë Clinton të nxitojë, ndërsa ky i fundit ishte duke takuar njerëz në pistë.
Pa xhaketë dhe me mëngët përveshur, Obama fare qartë i thërret Clinton-it që të nxitojë duke shoqëruar fjalët e dhe me gjeste. Duket se askush nuk guxonte të nxiste ish-presidentit veç atij qe është president.
Megjithëse Bill Clinton u vonua nga njerëzit që e përshëndesnin dhe jo plotësisht për faj të tij, mediat amerikane kanë ironizuar me situatën duke thënë se ai nuk ka pse të nxitojë, ndryshe nga Obama që në fund të mandatit nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të përpiqet të bëjë sa më shumë.
Videoja po bën xhiron e botës.





