Kristjana Ibro e njohur ndryshe si Kristjana Saxobeat, e cila u bë e njohur për publikun për shkak të mesazheve të shkëmbyera me Noizyn, si dhe së fundmi pasi u arrestua për vjedhjen e iPhone-t të një biznesmeni me të cilin kishte kaluar natën, sot vjen ndryshe.

Ajo kujton një moment të trishtë të jetës së saj, fiks të një viti më parë, kur humbi jetën në një atentat Kevin Rugova së bashku me Aurora Oskian tek ish-lulishtja “1 Maji” në Tiranë.

Kevin ishte i dashuri i balerinës, dhe ajo sot thotë se i mungon dhe e do më shumë se kurrë. 

Statusi i Kristjanës:

“Nuk me besohet . Sot 1vit pa ty . Si sot dita qe ti u shendrove ne nje engjell , sepse i till ishe . Me duket sikur te kam ne krahe akoma . Dhe pse ti sje me me mua une te ndjej dhe te dua deri atje ku je. Kujtimet qe kam me ty jan te paharueshme. Te dua akoma me shume se kurr. Me dhemb aq shume shpirti ne kto momente me eshte ndare zemra ne gjysem. Gjysmen e more ti . Ajo ishte e jotja dhe do jet . Kam nje boshllek ne kraharor qe se mbush dot asnji dhe asgje deri sa ta mbushesh ti te jemi nje dit prap bashk. Te dashuroj te adhuroj te duaa pafund. Me ka mar malli sa Zoti lart e di. O kev # Miza jote te ka ne mendje, zemer, gjak, zemer dhe shpirt”, shkruan balerina Kristjana Ibro.

Për vrasjen e dyfishtë, prokuroria i kërkoi gjykatës që 2 autorët të dënohen me burgim të përjetshëm.