“Vdekje të tillë, nuk kishim parë kurrë”. Kështu janë shprehur mjekët italianë pasi kanë mbetur të shokuar nga vdekja horror e një 70-vjeçari.

Ermete Boscolo Papo, fermeri 70-vjeçar, vdiq pas sulmit të kolonisë së grerëzave, të cilat kishin një fole në garazhin e shtëpisë së tij në rrugën “Boschetto”, në Sottomarina, një provincë në Venecia.

Ai kishte grerëza të ngordhura edhe brenda rrobave dhe i gjithë trupi ishte mbuluar dhe ishte fryrë nga thumbimet e tyre. Prej sulmit të tyre, burri ka pësuar atak kardiak dhe nuk ka mundur që të shpëtojë as pas ndërhyrjes së mjekëve dhe përpjekjes për ringjallje me shok defibrilator.

Mjekët thanë se gjendja e trupit të të moshuarit ishte shumë e rëndë dhe se ata nuk kishin parë kurrë një vdekje të tillë.