Shumëkujt prej nesh i lind pyetja kur dëgjon zërin t’i kthehet mbrapsh, apo dëgjon shumë zhurmë teksa bisedon në telefon, nëse po përgjohet apo jo.
Për të kuptuar nëse dikush po përgjon telefonin tuaj duhet të keni parasysh këto detaje:
-Dëgjoni zërat paralel kur jeni duke biseduar. Jehonat mund të shkaktohen nga pengesat e transmetimit të të dhënave, sinjaleve ose zërit, por shkaktar mund të jetë edhe pajisja me të cilën një i tretë po përdor për të përgjuar telefonin tuaj.
-Kontrolloni temperaturën e telefonit tuaj celular, pasi nëse ai nxehet edhe nëse ju nuk e përdorni, atëherë dikush po e shfrytëzon atë pa njohurinë tuaj.
-Kontrolloni se sa gjatë mban bateria e telefonit tuaj. Nëse qëndrueshmëria e baterisë zvogëlohet në mënyrë drastike ka mundësi që telefoni juaj të jetë duke u përgjuar.
Kontrolloni gjendjen e kreditit tuaj. Nëse vini re se është harxhuar një shumë e caktuar nga llogaria, ndërkohë që ju nuk e keni përdorur, atëherë e kanë shfrytëzuar telefonin tuaj.





