(Foto ilustruese)

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen brenda pak orëve është regjistruar në rrugët e vendit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Murrizë të Lushnjës, ndërsa viktima ka mbetur një 23-vjeçar, shtetasi me iniciale A.D., banues në Kuçovë.

Viktima po udhëtonte në mjetin tip “Benz” me targa KV 2248 B së bashku me shtetasin me iniciale M.P, kur kanë humbur kontrollin dhe kanë dalë nga rruga.

I plagosuri është transportuar drejt spitalit për trajtim mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Më herët gjatë paradites, një 16-vjeçar humbi jetën në Korçë, pasi u përplas për vdekje nga një i ri.