Ndërhyrjet kirurgjikale padyshim janë kthyer në trend vitet e fundit, duke bërë që shumë femra t’i drejtohen silikonit për të zmadhuar pjesë të ndryshme të trupit.

Ky është edhe rasti i kësaj modeleje, e cila për fatin e saj të “mirë”, u kafshua në gjoksin me silikon nga një gjarpër.

Në video shfaqet modelja izraelite Orit Fox, e cila teksa po xhironte një reklamë me gjarprin në duar, ky i fundit e sulmoi.

Situata u përshkallëzua kur modelja tentoi të lëpinte gjarprin dhe siç duket, ai nuk ishte aspak dakord, pasi vetëm pas disa sekondash e sulmon.

Fox mësohet se pasi bëri tetanozin nuk pati probleme, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për zvarranikun. Ai ngordhi për shkak të helmimit nga silikoni.