Pas vogëlushit të ndjerë Aylan dhe të voglit tjetër të plagosur Omran, është radha e një tjetër fëmije sirian që ka prekur qindra-mijëra njerëz.

I mbuluar nga gjaku, ai nuk lejon infermierin të largohet dhe i kërkon një përqafim.

Videoja është bërë pas një sulmi ajror në Aleppo, ku sipas medieve ndërkombëtare, u vranë të paktën 13 persona dhe u plagosën mbi 40 të tjerë.

Pavarësisht se mes SHBA dhe Rusisë u tha për një armëpushim të arritur në Siri, situata duket krejt ndryshe. Mes dy superfuqive ka nisur një luftë akuzash se kush e ka fajin për vrasjen e civilëve.