Një tjetër tragjedi në sportin e boksit. Skocezi Mike Towell ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spital, ku ishte shtruar prej dy ditësh në gjendje kritike për jetën, pas duelit me uellsianin Dale Evans.
Boksieri 25-vjeçar i kategorisë “welter” u mund me “KO” teknik në raundin e pestë dhe ishte dërguar me urgjencë në spital, por pas dy ditësh në reanimacion nuk arriti t’u mbijetojë dëmtimeve.
Towell ra në tapet që në raundin e parë, por e vazhdoi duelin dhe kjo rezultoi fatale për të. Lajmin e vdekjes së boksierit e dha bashkëshortja e tij.
“Një hemoragji celebrale i mori jetën edhe pse luftoi deri në fund”. Kjo ishte humbja e parë për Towell, që kishte arritur 11 fitore e 1 barazim në 12 sfidat e mëparshme, por ky dështim rezultoi një tragjedi për të.





