Dënohet me 15 vite burg, gruaja që ngacmoi seksualisht për muaj me rradhë të dashurin e vajzës së saj adoleshente.
Kathy Tompa, nga Xhorxhia, SHBA rezulton se kishte nisur të afrohej me 15 vjeçarin duke i mësuar se si ta bënte për vete vajzën e saj.
Megjithëse Kathy kishte tentuar të fshihte të gjitha provat e lidhjes, ato dolën në pah gjatë procesit gjyqësor.
Prindërit e djalit kishin nisur të merakoseshin, pasi ai kishte rënë në mësime dhe kishte ndryshuar sjellje.
Pasi i morën telefonin dhe kompjuterin ato zbuluan aty mesazhet që Kathy i çonte në Facebook apo Snapchat.
Duke përfituar nga mungesa e të shoqit në shtëpi, Kathy e kishte ftuar 15 vjeçarin për të bërë seks në mes të natës.
“I ka rrëmbyer pafajësinë djalit tim. Jam e inatosur me të dhe me veten time” ka thënë nëna e 15 vjeçarit.





