Carlo Ancelotti ka provokuar në mënyrë indirekte Mërgim Mavrajn. Trajneri i Bayern Munichut ka thënë se për çdo pikë të fituar ndaj Kolnit të Mavrajt, do ta pi nga një birrë.

“Do të përpiqem të pi tri birra, nëse marrim tri pikët ndaj Kolnit. Pra, për çdo pikë të marrë do konsumoj një birrë. Ndoshta i bëj dhe katër”, deklaroi Ancelotti. Mavraj ishte shprehur kundër birrave dhe reklamimit të tyre, madje duke e larguar edhe nga fanella e Kombëtares, si sponsor i ekipit.