“Pacienti duhet të shikojë veten e tij në pasqyrë tek mjeku. Çdo ditë unë e vë veten në karrigen e pacientit, vishem me emocionet e tij, ankthin dhe pritjen e tij dhe në këtë mënyrë kam gjetur balancën e artë, midis profesionit të mjekes dhe njeriut që duhet të jem”.

Kështu shprehet mjekja endrokrinologe Manjola Çarçani, e cila prej 12 vjetësh u shërben pacientëve në poliklinikën qendrore të qytetit të Durrësit. Janë me dhjetëra, në mos me qindra pacientë, që çdo javë i drejtohen mjekes specialiste për vizita, kontrollet rutinë e deri tek problemet madhore që u shkakton sëmundja e diabetit.

Disa vjet më parë, djali i familjes Çarçani, i cili këtë vit është në klasë të parë, ka pësuar një aksident.

“Unë e di çdo të thotë të ulesh në karriken e pacientit dhe me një frymë të presësh se çfarë fjalësh do të nxjerrë nga goja mjeku për fëmijën apo të afërmin tënd. E di çdo të thotë të jesh përpara mjekut si përpara shenjtit, prej të cilit pret shpresën e madhe, pret mrekullinë. E di që pacienti përvçc punës së madhe nga mjeku kërkon edhe fjalën e mirë, shpresën për të vijuar më tej luftën ndaj sëmundjes. Unë edhe pse mjeke, çdo mëngjes, para se të nis punën, e ul veten në karrigen e pacientit”pohon Manjola Çarçani.   

Me durimin që e karakterizon e me një buzëqeshje pret çdo ditë pacientët që më së shumti janë të moshës së tretë, por nuk mungojnë edhe moshat më të reja, raste që po zbulohen çdo ditë. Po i njëjti durim edhe me dy fëmijët e saj të mitur.

Në bisedën e parë që bën me mjeke Manjolën vë re përkushtimin e saj të madh në drejtim të fëmijëve të familjes, po aq sa edhe meraku që ka për pacientët, të cilët për çdo shqetësim e telefonojnë. Manjola tregon se bashkëshorti është mjek obstetër gjinekolog në maternitetin e Durrësit dhe koha për të qëndruar me fëmijët është po aq e shtrenjtë sa edhe e kufizuar.

Por si e ndajnë kohën për t’u qëndruar fëmijëve pranë dy bashkëshortët mjekë?

Në çfarë situate është popullata dhe pse është rritur numri i pacientëve me diabet?

Sa ndikon obeziteti i fëmijëve tek e ardhmja e tyre?

Shumë qytetarë nuk e dinë që vuajnë nga kjo sëmundje, e cila, nëse nuk kurohet e mbahet nën kontroll, ka pasoja të rënda e fatale për jetën. Çfarë e si duhet të veprojnë sot njerëzit për të shmangur këtë sëmundje?  

Për të gjitha këto pyetje vjen rrëfimi i mjekes Manjola Çarçani. Ndiqni intervistën