Policia italiane ka arrestuar tre të rinj shqiptarë pasi akuzohen për vjedhje. Arrestimet janë bërë nga policia e Pistoias në Itali.

Në pranga ranë shqiptarët: S.F., 24-vjeç, V.S., 22-vjeç dhe I.F., 22-vjeç. Sipas medieve lokale, të tre shqiptarë kishin hyrë në mënyrë klandestine në Itali.

Sakaq, policia ka vënë në hetim në gjendje të lirë një rumune 27-vjeçare, që akuzohet se bashkëpunonte me shqiptarët.

Banda dyshohet se ka kryer të paktën 5 vjedhje në apartamente dhe një tentativë vjedhjeje gjatë javëve të fundit në Ponte Buggianese, Pescia, Cascina e Altopascio.