I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për fjalën e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së. Sipas liderit të demokratëve, Rama kishte bërë presion mbi mediat që të transmetonin fjalimin e tij ‘ordiner’ dhe të mos transmetonin zërin e protestuesve në marshimin që mbahej paralelisht me Asamblenë, përpara Kryeministrisë.

Statusi i Lulzim Bashës

Pasi u hoqi te drejten per te vendosur me referendum, Edi Rama u hoqi sot qytetareve edhe zerin e protestes duke bllokuar mediat me nje fjalim ordiner mbi qeverisjen e tij te korruptuar e te zhytur ne krim. Edhe pse i quan mediat e kazanit, ju ushtron presion dhe kontroll te rrepte. Keto jane vetem shenjat e nje fundi te turpshem te nje oligarkie plehrash. Nuk i ndalon dot qytetaret, duke u hequr zerin nga ekrani. Ata do te jene edhe me te shumte edhe me te palekundur. Ata do te vendosin per importin e mbetjeve. Ata, qytetaret, populli, asnje parti, asnje qeveri.​