E ftuar në studion e emisionit “Zonë e Lirë”, Aurela Hoxha ka rrëfyer se ish-bashkëshorti i saj Admir Ismajlukaj, me të cilin u divorcua rreth një vit më parë, ka qenë mashkulli i parë në jetën e saj.
“U lidha që 16-vjeçe dhe ai ishte mashkulli i parë në jetën time, deri në momentin e ndarjes.”- u shpreh Hoxha duke shtuar më tej se ajo ishte martuar me të për çështje dokumentesh. Hoxha rrëfeu se ajo dhe Ismajlukaj janë martuar në vitin 2005 për shkak se familjarët e saj ndodheshin në SH.B.A. dhe ajo dëshironte gjithashtu të shkonte atje.
E pyetur nga moderatori Arian Çani në lidhje me këtë marrëdhënie të gjatë të nisur në moshë të vogël, Hoxha u shpreh se e vuante faktin që nuk kishte pasur më shumë eksperienca. “Shumë gjëra i kam mësuar tani. Për shumë situata tani nuk jam e përgatitur.”- tha ajo.





