Një prostitutë i zemëroi ndjeshëm shikuesit e emisionit të mëngjesit në një televizion britanik, pasi tha se u bënte ulje studentëve.
Kat Lee tha se vizitonte universitetet në mbarë vendin gjatë javës së fillestarëve, duke iu ofruar atyre një “shërbim edukativ”.
Ajo tha se u bënte ulje me 30 përqind, atyre që i tregojnë kartën e studentit.
Por shikuesit thanë se ajo vetë nuk kupton fare nga matematika.
E pyetur nga prezantuesit, ajo tha se zakonisht merr 130 sterlina për një shërbim.
Por në rastin e studentëve, ajo merr 100 sterlina, duke u bërë ulje 30 përqind.
Një shikues tha se nëse do bënte ulje 30 përqind, do u merrte 91 sterlina.





