Ka përfunduar në “vetëvrasje” misioni 12-vjeçar i sondës Rosetta, e cila studioi kometat rreth sistemit diellor.
Rosetta u ul mbi sipërfaqen e një komete të largët të sistemit diellor, duke u lëshuar deri në shkatërrimin e saj të plotë.
Një plan i tillë uljeje nuk ishte parashikuar më herët nga Agjencia Hapësinore Europiane, por panelet e saj diellore nuk arritën të thithnin energjinë e nevojshme për të kryer një ulje të qetë.





