Ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar shtetasit e SHBA­ve në Shqipëri për protestën që opozita organizon ditën e nesërme kundër importit të mbetjeve.

Ambasada shkruan se nuk ka të dhëna për ndonjë rrezik, por paralajmëron qytetarët e saj që të jenë vigjilentë.

DEKLARATA E AMBASADES

Ambasada e SHBA­-së në Tiranë informon qytetarët e SHBA­së se partia opozitare shqiptare po organizon një demonstratë kundër importit të mbetjeve jo të rrezikshme në Shqipëri, të planifikuar për të filluar të shtunën, më 1 tetor, në orën 11:00.

Protestuesit pritet të mblidhen në afërsi të qendrës Tajvan, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, për të shkuar drejt ndërtesës së Kryeministrisë. Një turmë e madhe e protestuesve është parashikuar që të rëndojë trafikun.

Ambasada nuk është në dijeni për ndonjë kërcënim të veçantë kundër qytetarëve apo interesave të SHBA-­së.

Megjithatë, qytetarët amerikanë duhet të jenë vigjilentë dhe të shmangin çdo demonstratë apo tubime.