3 barazime rradhazi në 3 ndeshjet e fundit mes La Ligas dhe Champions-it janë një sinjal i qartë se Reali i Madridit nuk po kalon momentin e tij të mirë. Ndeshje pas ndeshjeje Zinedine Zidane u kujton futbollistëve të tij se duhet të lënë lëkurën në fushën e lojës, por kjo nuk po ndodh dhe nëse u hedhim një sy statistikave situata bëhet vërtetë alarmante. Ajo që duhet të bëjmë është të vrapojmë, të vrapojmë dhe të vrapojmë deklaroi trajneri francez i Los Blancos përpara finales së Championsit ndaj Atleticos sezonin e kaluar por mesa duket në këtë edicion lojtarët e Realit kanë harruar pikërisht të vrapojnë. Pas 2 raundeve të para në grupet e Champions League, kampionët në fuqi të Europës janë skuadra që kanë vrapuar më pak nga 32 ekipet pjesëmarrëse. Në dy ndeshjet përballë Sportingut të Lisbonës dhe Borussias së Dortmundit futbollistët e Realit që kanë zbritur në fushë kanë vrapuar vetëm 176 kilometra me një mesatare prej 8 km për lojtar gjatë një ndeshjeje. Përsa i përket skuadrave që kanë vrapuar më shumë kryeson Tottenhami e ndjekur nga Borussia Moenchengladbach, Napoli, Atletico e Madridit dhe Cska e Moskës.
Njihuni me skuadrën që vrapon më pak në Champions
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Humb jetën 27-vjeçari në Kamëz, e zuri korrenti teksa po rregullonte një depozitë uji
“Veliaj do t’i ushtroje vetë kompetencat e kryebashkiakut, t’i krijohen kushtet”, avokati Ndreca: Pse e shkarkoi Ristanin, Tirana më e pistë dhe pa ujë
Avokatët e njohur braktisin D4vd, këngëtari përballet me akuza të rënda për vrasjen e 14-vjeçares
Bushati: Edhe sikur 2 milionë shqiptarë të dalin në shesh, qeveria nuk e jep dorëheqjen





