Inati me Shqipërinë është tashmë diçka e ditur, mirëpo në Serbi çmenduritë nuk kanë asnjë lloj kufiri. Tashmë, inati i radhës i shkon… Barcelonës. Jo për faktin se mundi Gladbahun apo se fitoi me përmbysje përballë saj. Serbët e kanë shfrenuar fantazinë dhe tashmë kanë kërkuar dënimin e Barcelonës për një flamur që është shpalosur në sektorin e katalanasve për ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Flamuri “Autoktonus” është shpalosur në këtë sektor të tifozëve katalanas dhe kaq ka mjaftuar që në Serbi të fillojnë kërkesat për dënim të Barcelonës.“Telegraf.rs” ka bërë një artikull të bazuar tek ajo që është shfaqur në një nga shkallët e stadiumit të Mynshengladbahut në Gjermani. Për serbët, akoma nuk është harruar tmerri i asaj figure që fluturoi mbi Beograd në ndeshjen Serbi-Shqipëri në tetor 2014. Portali informativ i lajmeve në Serbi e ka cilësuar si skandal faktin që është lejuar një banderolë e tillë dhe, për këtë, duhet të ketë ndëshkim për katalanasit.
Tërbohen serbët, kërkojnë dënimin e Barcelonës nga UEFA
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Humb jetën 27-vjeçari në Kamëz, e zuri korrenti teksa po rregullonte një depozitë uji
“Veliaj do t’i ushtroje vetë kompetencat e kryebashkiakut, t’i krijohen kushtet”, avokati Ndreca: Pse e shkarkoi Ristanin, Tirana më e pistë dhe pa ujë
Avokatët e njohur braktisin D4vd, këngëtari përballet me akuza të rënda për vrasjen e 14-vjeçares
Bushati: Edhe sikur 2 milionë shqiptarë të dalin në shesh, qeveria nuk e jep dorëheqjen





