Një 16-vjeçare me origjinë shqiptare është zhdukur që prej së hënës nga banesa e saj në Quarrata të Italisë.

Ajo është Polina Metani, vajza që shihni në foto.

Lajmi është bërë publik nga emisioni “Chi l’ha visto?” në Rai 3.

Polina është e gjatë 160 cm, me flokë dhe sy gështenjë.

Hera e fundit që është parë ka qenë ditën e hënë, më 26 shtator.

Polina kishte të veshur atë ditë një xhup me ngjyrë blu, një bluzë të bardhë dhe rozë dhe një palë xhinse. Mbante në shpinë një çantë ngjyrë rozë.