Kryeministri Rama dhe gazetari Blendi Fevziu kanë replikuar ashpër në emisionin opinion në lidhje me mbetjet.

Kryeministri ka dashur që të japë përgjigje për disa çështje, mirëpo gazetari i ka ndërhyrë disa herë me inserte dhe me pyetje të tjera.

Rama e ka humbur durimin dhe ka nisur të replikojë ashpër me Fevziun.

Rama: Ajo që ndodh në Itali është shembulli më kuptimpolotë. Mafia është armiku më i madh i riciklimit dhe nuk merret me riciklime letrash higjenike.

Fevziu: Po të akuzoj që ke gënjyer qytetarët shqiptarët…

Rama: Mua mos më thuaj kështu se është ofendim dhe nuk mund ta bësh me të ftuarin tënd dhe mos të të kujtoj më kë po flet.

Fevziu: Ke gënjyer shqiptarët për vota… Ti nuk flet dot në emer të shqiptarëve. Sa hërë të mi nxjerrësh ato unë ta them prapë që i firmos prapë.