Një rus 55-vjeçar, i cili është manjat i naftës, i ka bërë gruas së tij një dhuratë marramendëse. Modelja 18-vjeçare Elizaveta Adamenko ka marrë si dhuratë nga bashkëshorti, i cili është 37 vite më i madh, një makinë që kushton gati 1 milion euro.
Valentin Romanov është më i madh edhe se vetë babai i modeles, por kjo nuk e ka penguar të martohet me bukuroshen 18-vjeçare. Dhurata që kushton gati 1 milion euro është një mjet i tipit "Bentley" dhe tashme modelja mundet ta ngasë vetë.
Sipas revistës “Prospekt Mira”, ata janë lidhur bashkë kur ajo ka qenë 14 vjeçe, edhe pse kjo nuk lejohet qoftë sipas ligjeve ruse apo dhe atyre të Singaporit, ku mosha e lejuar për marrëdhënie seksuale është 16 vjeç.
Ata e kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë, pasi Adamenko mbushi 18 vjeçe.





