Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka publikuar një foto në rrjetet sociale, që i përket vitit 1998, ku tregon se edhe në atë kohë ekzistonte "dita pa makina".
Me këtë foto, Hoxha i drejtohet kryebashkiakut Erion Veliaj, duke u shprehur se "Lali Eri duhet ta dijë që nuk është ai i pari i kësaj nisme".
Ja çfarë shkruan gazetari Hoxha:
Nga arkivi…
"Dita pa makina"….14 shtator 1998
Jo po qe ta dije Lali Eri, se nuk eshte ai i pari qe organizon "diten pa makina", kjo nisme ka filluar qysh shekullin e kaluar.





