Një tren udhëtarësh ka dalë nga shinat në një stacion hekurudhor në qytetin e Hoboken, në New Jersey të SHBA-ve.
Zyrtarët lokalë thonë se më shumë se 100 persona janë plagosur, disa prej tyre rëndë. Ndërkohë që mediat raportojnë edhe për tre viktima deri tani.
Ekipet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje duke u dhënë ndihmën e parë edhe të plagosurve. Pamjet e para që vijnë nga vendngjarja tregojnë dëme të shumta të trenit dhe stacioni.





