Aktori i “Portokalli-së”, Rezart Veleshnja, i njohur si Betim Spërdhima ka ironizuar rëndë sot drejtuesin e “Aldo Morning Show”, moderatorin Aldo Lipe.
Rezarti ka marrë shkas nga një këngë që ka kënduar Aldo, zëri i të cilit e ka shqetësuar atë. Sipas aktorit të humorit dikush duhet t’i thotë Aldos të mos këndojë më, sepse nuk ka as vesh gomari e jo më vesh muzikor.
“Ky aldo këndezi ironik i mëngjesit nuk ka ndonjë shok aty ke klani të afërt që e do vërtet me pastërti qe ti thojë vetëm mos këndo se nuk ke as vesh gomari e jo më muzikanti! Do e ndihmonte shumë nëse ja thotë se është aq rënde sa nuk di çtë them! S’do ja thojë njeri e di..”, – shkruan ndër të tjera Rezarti.





