Pas publikimit të videos ku oficeri i policisë gjyqësore merr 18 mijë euro për zgjidhjen e një çështjeje gjyqësore që kishte të bënte me bllokimin e një transfertë prej 120 mijë eurosh, Saimir Kodra ka folur për një tjetër video, por akoma më të rëndë.
Drejtuesi i emisionit investigativ “Stop” ka deklaruar se posedon një video ku një drejtues gjykate kërkon favor seksual në këmbim të një vendimi. Kodra nuk dha më shumë informacion, por shtoi se çështja është në hetim e sipër dhe do të publikohet shumë shpejt në Tv “Klan”.
“Çështja ka arritur deri në Gjykatën e Lartë. Eja me mua që të ndërhyj në Gjykatën e Lartë, që ta zgjidh çështjen, thotë Gjykatësi”, ka deklaruar Kodra në “Opinion”.





