69.5 gr lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa është gjetur në sheshin e ajrimit të burgut të Durrësit.

Nga burime të policisë mësohet se sasia e lëndës narkotike është gjetur në paraburgimin e Durrësit një ditë më parë, por nuk dihet se cilit prej të burgosurve i përkiste.

Policia ka nisur një hetim për të identifikuar personin që dispononte lëndën narkotike dhe mënyrën se si kanabisi ka përfunduar në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit.

Kujtojmë se vetëm 10 ditë më parë, një 43 vjeçare u prangos nga policia ndërsa po tentonte t’i fuste drogë në burg një të afërmit të saj.

A.Carajt, banuese në Durrës, iu gjet sasia e hashashit, ndërsa po i nënshtrohej kontrollit rutinë fizik para se të takonte të afërmin e saj të burgosur.