Një histori e gjatë skandalesh. Stoli i Anglisë është një minë me sahat për këdo që merr guximin të drejtojë Kombëtaren e Tre Luanëve. Ndoshta një mallkim, por gjithashtu edhe një post prestigjoz dhe intrigues për një njeri që dëshiron të zbulojë horizonte të reja sportive. Largimi i Allardyce pas skandalit të ditëve të fundit është i fundit në radhën e gjatë të problematikë që ka shfaqur stoli i Anglisë në të shkuarën. Që prej vitit 1990 kur Sir Bobby Robson u largua, Tre Luanët janë drejtuar nga 9 trajnerë, të cilët në një mënyrë apo në një tjetër, kanë hasur përherë pengesa të mëdha ose në rastin më të keq, i kanë kërkuar vetë telashet. Në vitin 1999, Glenn Hoddle i cili ndodhej prej tre vitesh në krye të pankinës, u shkarkua nga Federata për shkak të një interviste të shumëdiskutuar në “Sportsëeek”. Ironike po të mendosh se intervista e tij nuk kishte asnjë lidhje me futbollin por me çështjet fetare pasi në këndvështrimin e ish lojtarit të Tottenham, Zoti nuk ekziston. Sven Goran Eriksson u përfshi në dy debate publike edhe pse mund të konsiderohet një nga trajnerët më të suksesshëm të Anglisë në tre dekadat e fundit. E kualifikoi skuadrën deri në çerekfinalet e Botërorit 2002 dhe 2006 por historia rozë me sekretaren e federatës, Faria Alam ia uli ndjeshëm kuotat. Skandali seksual plasi në vitin 2004 por pavarësisht kësaj Eriksson arriti ta ruante vendin e punës. 18 muaj më pas ai i mbijetoi edhe një incidenti tjetër pasi u përgjua duke deklaruar se ishte gati të largohej nga stoli i Anglisë për një pagë më të lartë. Gjithsesi, largimi i tij erdhi pas Kupës së Botës 2006. Një tjetër moment krize, Anglia pësoi edhe në vitin 2012 kur John Terry-t iu hoq shiriti i kapitenit nga Fabio Capello. Lojtari i Chelseat u akuzua për fraza raciste ndaj Anton Ferdinand dhe ky ishte një moment delikat edhe për trajnerin italian që duhej të menaxhonte një skuadër aspak komode. Ky telash e komplikoi situatën për Capellon që kishte arritur të ruante postin pas Botërorit 2010 ku nuk la një shije të mirë. Terry u shpall fajtor për frazat raciste ndërsa në po të njëjtin vit, Capello u largua nga stoli i Anglisë. Roy Hodgson? Ndoshta një nga të paktët që i ka shpëtuar stuhisë së skandaleve. Plaku i urtë arriti të menaxhonte me kujdes dhomën e zhveshjes, edhe pse u kritikua ashpër për dështimin e turpshëm në Euro 2016 ku Anglia u eliminua nga Islanda. Ndoshta një nga disfatat më të rënda dhe të turpshme të historisë së futbollit ishullor.
Stoli i Anglisë, një histori skandalesh
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
U refuzua në garën e PD, Ervin Salianji: Partia po trajtohet si pronë personale
Trump kërcënon të tërheqë trupat nga Italia dhe Spanja për shkak të përplasjes për Iranin
11 lloje kanceri në rritje tek të rinjtë, shkencëtarët “në kërkim” të shkaqeve
Trump heq tarifat dhe kufizimet për Uiskin: Mbretëresha dhe Mbreti më bindën





